Iran, u rrit në 6.988 numri i vdekjeve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran duke e rritur në gjithsej 6.988 numrin i vdekjeve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror iranian tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 51 vdekje dhe 1.806 raste të reja me COVID-19.

Sipas kësaj ka arritur në 6.988 numri i vdekjeve dhe në 120.198 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Jahanpour i cili vuri në dukje se 2.705 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 94.464.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button