MPB: Janë arrestuar 30 persona që nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje

Gjatë 24 orëve të fundit lidhur me ndalesën për lëvizje është evidentuar se në nivel të mbarë vendit 39 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 30 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe vijojnë masa përkatëse.

Siç kumtoi MPB, lidhur me masën për mbajtje të detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse , maskave  mbrojtëse, janë evidentuar 28 persona që e kanë shkelur këtë masë.

Në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, 196 personave u janë dhënë vendime për izolim, dhe 24 persona kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim.

Nga ana e nëpunësve të policisë janë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetë izolim, nuk u regjistruan asnjë person që nuk e respektuan masën për izolim dhe vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button