David Bowie: Cat People

Kënga: Cat People
Artisti: David Bowie
Albumi: Let’s Dance

David Bowie është këngëtar nga Londra. Përpos muzikës ai është edhe aktor. Figura e tij është një ndër më të njohurat dhe më të përfolurat në historinë e muzikës. 

Për katër dekada që është aktiv në skenën muzikore ky person tejet i talentuar shquhet për inovacionet e tij në stilin e muzikës posaçërisht gjatë viteve të 70-ta. Ka një zë karakteristik, stil ekstravagant dhe performancat e tij zakonisht janë të mbushura me një energji të paparë.

Karakteristike për të është se ka irisin e syrit të majtë të zgjeruar përgjithmonë. Kjo ka ndodhur si pasojë e zënkës së tij me një shok në shkollë për një vajzë. Shoku i ka futur gishtin në sy dhe si pasojë, syri i Bowie ndonjëherë duket kafe dhe ndonjëherë i kaltër, varet nga reflektimi i dritës.

Një ndër këngët më të famshme të tij është Space Oddity ndërsa albumi The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars është shitur me miliona kopje.

Cat People përdoret si këngë në filmin Inglourious Basterds, në skenën kur planifikohet djegia e Adolf Hitler

Web sajti zyrtar i David Bowie
/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button