Shqipëri, 13 raste të reja me virusin korona

ë Shqipëri vazhdojnë të regjistrohen raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 13 qytetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 260 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Në vendin tonë aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz dhe Berat”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, deri tani në Shqipëri janë kryer 12.554 testime dhe janë shëruar 715 pacientë, ndërkohë gjithsej 31 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button