Filipçe: 91 % e punonjësve shëndetësor të infektuar me Kovid 19 janë shëruar tërësisht

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk publikoi se 91 për qind e punonjësve shëndetësor të cilët ishin të infektuar me Kovid-19 tani janë shëruar tërësisht.

“U jap nderime për guximin dhe përkushtimin. Të gjithë të tjerëve u dëshirojë shërim të shpejtë”, shton Filipçe në publikim.

Në një publikim tjetër, thotë ai se edhe deri në fund të javës që vijon do të finalizohet mënyra e lëvizjes së qytetarëve dhe kalimi i kufijve me Greqinë fqinje.

Në 24 orët e fundit janë bërë 426 teste për KOVID-19 dhe prej tyre 30 kanë rezultuar pozitiv, 26 pacientë janë shëruar, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3 persona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button