Pas Bashës gjobë për mosrespektim të orës policore edhe ndaj Kryemadhit

Pas gjobës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, gjobitet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shkruan Mia.mk.

Kryemadhi është gjobitur pasi ka qëndruar te Teatrit kombëtar përtej orarit të lejuar.

Së bashku me kryetaren e LSI janë gjobitur edhe 47 persona të tjerë, njofton Ora Njuz.

“Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga KOVID-19’, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar”, njofton policia.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button