Wizz Air suspendon të gjitha fluturimet nga dhe në RMV deri më 30 maj

Të gjithë që kanë blerë avio-bileta mund të zgjedhin një nga opsionet për ti kthyer paratë – 120% në llogarinë e Wizz Air apo 100% nga llogaria e transaksionit, shkruan 360 gradë.

Kompania Wizz Air sot bëri të ditur se do të vazhdoje suspendimin e të gjithë fluturimeve deri apo nga Maqedonia e Veriut deri më 30 maj.

“Udhëtarët të cilët kanë rezervuar bileta, të cilët preken nga këto fluturime të suspenduara kurse rezervimet i kanë bë drejtpërdrejt në wizair.com apo në aplikacionin nga e avio-kompanisë nga telefoni celular, do të jeni automatikisht të njoftuar për këtë përmes e mailit. Pas kësaj 120% të shumës do të ju vendoset automatikisht në llogarinë e Wizz Air, kurse këto mjete do të mund ti shfrytëzojnë në 24 mujt e radhës për të blerë të gjitha shërbimet që kompania i ofron” thuhet në kumtesë.

Gjithashtu mund edhe të zgjidhet opsioni përmes së cilës do të ishin kthyer paratë, për të cilën do të duhet më shumë kohë që të realizohet kurse shuma e cila do të ju kthehet do të jetë 100%. Për këtë, udhëtarët gjithashtu do të njoftohen përmes e-mailit. Udhëtarët të cilët rezervimet i kanë kryer përmes agjensioneve turistik, përfshirë këtu edhe agjensionet që funksionojnë online, duhet të kontaktojnë kompaninë përmes së cilës i kanë blerë biletat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button