fbpx

Të hënën do të mbahet takim liderësh te Pendarovski

Mbledhja e liderëve te presidenti Stevo Pendarovski do të mbahet të hënën në ora 12:00, shkruan Alsat M.

Ashtu siç pritet, në këtë mbledhje të liderëve të partive politike në RMV pritet të arrihet konsensus në lidhje me datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Deri në këto momente partitë politike qëndrojnë konzistente sa ju përket propozimeve të tyre për datën e zgjedhjeve.

Në ndërkohë, Komisioni për Sëmundje Infektive publikoi protokoll për zgjedhjet, KSHZ-ja i dërgoi mendim Pendarovskit, edhe pse duket sikur në mes anëtarëve të Komisionit ka dallime në lidhje me datën, kurse shefi i shtetit dje publikoi se këto ditë pritet edhe përgjigje me shkrim nga OSBE-ODIHR në lidhje me kryerjen e misionit të tyre mbikëqyrës për këto zgjedhje.

Ndryshe, në takimin e fundit të liderëve nuk u arrit marrëveshje sa i përket datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, ata u morrën vesht të takohen edhe një herë për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button