fbpx

Inva Mula mahniti Shkupin (FOTO)

Salla e madhe e Hotelit Alexandar Palace në Shkup, sonte jehoi fuqishëm nga zëri i sopranos së mirënjohur botërore, shqiptares Inva Mula. Ajo organizoi këtë koncert madhështor së bashku me Filarmoninë e Shkupit me disa instrumentiste nga Shqipëria për nder të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

E veshur me veshje kombëtare, në sallën e stërmbushur Mula performoi këngët e albumit të saj të ri “PËR TY ATDHE” mes të cilave edhe “Baresha” e Nexhmije Pagarushës. Albumi ka 12 këngë patriotike, midis të cilave edhe Himni Kombëtar shqiptar.

Zëri i saj të rënqeth, të shpie në një dimension tjetër dhe padyshim të kënaq shqisat e dëgjimit.

Në fund, këndoi një këngë me Dëshira Ahmetin dhe Mustafa Imerin. Mula përcillej nga korri i cili përbëhet prej disa vajzave të shkollës së mesme të muzikës në Shkup.

Mula para disa ditësh u shpall “Qytetare Nderi” e Komunës Çair. 

Foto tjera mund ti shihni në : Libraria e Çarshisë .

Më poshtë dëgjoni këngën “Dhuratë për ditëlindje” nga albumi i lartpërmendur ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button