fbpx

Një trup i pajetë në fazë të shpërbërjes është gjetur në afërsi të Matkës së Epërme

Një trup i pajetë në fazë të shpërbërjes është gjetur dje në afërsi të Matkës së Epërme, rrugës për në Kozjak, shkruan Fokus.mk.

“Me 15,05,2020 rreth orës 19:00, punonjësit e policisë kanë gjetur një trup të pajetë në fazë të shpërbërjes në afërsi të Matkës së Epërme, rrugës për në Kozjak” kumtuan nga MPB.

Në vendngjarje aktualisht po kryhet inspektim nga një ekip e SPB-së, Shkup. Nga kufoma mund të shihet vetëm kafka, kurse në vendin e ngjarjes është edhe Prokurori Publik, para se të vazhdoje gërmimi.

Nuk ka informacion se i kujt është trupi i pajetë, kurse më shumë informacione në lidhje me këtë priten orët në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button