U miratua ribalanci për rikuperim të ekonomisë, para për nxitje të konsumit dhe investime të përshpejtuara kapitale

 Qeveria e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2020, sipas të cilit planifikohen të shpenzohen 3,95 miliardë euro, që është për 1,4 për qind apo 53 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar për këtë vit. Janë paraparë mjete për programe për mbështetje për nxitje të konsumit mbështetje të ekonomisë, ndërsa janë paraparë edhe shuma të larta për investime kapitale prej 19,5 miliardë denarëve, shkruan Mia.mk.

– Në afat të shkurtër, nevojiten veprime të shpejta. Duhet ta kapim momentin e rikuperimit dhe ta shfrytëzojmë maksimalisht – që të nxjerrim rezultate më të mira të mundshme, që do t’i amortizojnë deri diku tronditjet nga kriza shëndetësore, e cila na prekur në tremujorin e dytë të këtij viti. Masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren do të jenë katalizator, përshpejtues i proceseve në periudhën e rikuperimit, që duhet të fillojë në tremujorin e tretë, ndërsa të intensifikohet në tremujorin e katërt. Ky është fokusi i këtij rebalanci. Rebalanci për rikuperim dhe rifillim të ekonomisë në kushte të Kovid-19, tha Angellovska. Sipas saj, qëllimi me rebalancin, që rezulton nga lëvizjet e anticipuara dhe korrigjimet e kryera të zvogëlimit të BPV-së, është që të paraqiten realisht pritjet si rezultat i tronditjes shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Kovid-19.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Buxhetit për vitin 2020 të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 196,8 miliardë denarë (3,2 miliardë euro) dhe të njëjtat më të vogla për 11,5 për qind ose për 25,5 miliardë denarë (414,6 milionë euro) në raport me planin. Ministrja vlerësoi se projeksionet janë realiste dhe se në projeksionin kanë shkuar në mënyrë shumë më konservatore dhe janë udhëhequr në bazë të të gjithë treguesve dhe realizimit që e ka në prill dhe në bazë të parashikimit të tremujorit të dytë, tretë dhe të katërt.

“Duke marrë parasysh që shpenzimet janë rritur për 53 milionë euro, ndërsa alokimet e përgjithshme të programeve KOVID për disa shfrytëzues të buxhetit janë në shumë prej 82 milionë euro, diferenca prej rreth 30 milionë eurove është rezultat i shkurtimeve nga të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit, dhe kryesisht si rezultat i masave anti-krizë, që synojnë ndalimin e shpenzimeve joproduktive, siç është blerja e mobiljeve, pajisjeve dhe automjeteve, në fakt gjithçka që është në thelb dhe drejtpërdrejtë jo e lidhur me menaxhimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga virusi Kovid-19”, tha ministrja në konferencë për shtyp.

Shpenzimet e përgjithshme të planifikuara në nivelin prej 242,9 miliardë denarë ose 3,95 miliardë euro që është për 1,4 për qind më shumë, gjegjësisht për 3,3 miliardë denarë ose 53,7 milionë euro janë më të larta në raport me buxhetin inicial për vitin 2020.

Në bazë të të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara, ministrja tha se deficiti është pozicionuar në 6,8 për qind të BPB-së ose në shumë absolute prej rreth 750 milionë euro dhe që është në linjë me projeksionet e Komisionit Evropian.

Siç sqaroi, të ardhurat tatimore marrin pjesë me 55,4 për qind dhe janë planifikuar në nivelin prej 109 miliardë denarë pse 16,2 për qind (gjegjësisht 21,1 miliardë) ulje në raport me projeksionet e para për vitin 2020. Të ardhurat që marrin pjesë me 33 për qind në të ardhurat e përgjithshme si të ardhura burimore të fondeve janë planifikuar në shumë prej 63,4 miliardë denarë ose për 5,4 për qind më të ulëta më raport me planin për vitin 2020 ose 3,6 miliardë më ulët në shumë absolute. Të ardhurat tjera si donacione të patatimuara, kapitale dhe të huaja janë planifikuar në nivelin prej 25 miliardë denarë ose për 3 për qind më ulët në raport me projeksionet iniciale.

Ajo shtoi se janë parashikuar 82 milionë euro për krizën e Kovid-19.

Ministrja bëri të ditur se shkurtim të pagave te administrata nuk do të ketë dhe se shpenzimet për paga janë projektuar në nivelin prej 30,2 miliardë denarë dhe janë për 0,4 miliardë denarë më të ulët, si rezultat i efektit të masave të ndërmarra, gjegjësisht ndalesës së përkohshme për punësime të reja në administratën shtetërore, përveç për angazhimin e kuadrit përkatës në sektorin shëndetësor dhe në sektorë të tjerë që janë në drejtim të përballjes me pasojat nga virusi korona.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 19,5 miliardë denarëve ose 4,2 miliardë denarë më të ulëta në raport me planin për vitin 2020, por më të larta në raport me nivelin që ishte me vendimin për rishpërndarje.

– Me fjalë të tjera vendimi për rishpërndarje që ishte zbatuar muajin e kaluar nga shpenzimet kapitale janë rialokuar rreth 3,5 miliardë denarë në mënyrë që të zbatohen masat edhe atë nga shpenzimet kapitale që kanë të bëjnë më së shumti me pajisjen, automjetet dhe ngjashëm që nuk janë substanciale dhe të lidhura

drejtpërdrejt me përballjen me krizën. Me rishikimin zvogëluam- gjegjësisht i rialokuam 700 milionë denarë shtesë me çka shpenzimet kapitale, që janë ruajtur në nivel prej 19,5 miliardë denarëve, që është në fakt në nivelin e shpenzimeve maksimale të realizuara kapitale në 10 vitet e fundit. Realizimi i të njëjtave në kohën e kësaj krize do të luajë rol të rëndësishëm në amortizimin e goditjes mbi ekonominë, tha ministrja.

Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë ulur për 1,8 miliardë denarë në raport me planin për vitin 2020, tha ministrja dhe shtoi se si rezultat i masave për barazim në minimum të të gjitha shpenzimeve nga Buxheti që në mënyrë thelbësore dhe të drejtpërdrejt nuk janë të ndërlidhura me përballjen nga virusi korona, pa prishur me këtë rast pastrimin e rregullt të obligimeve të shfrytëzuesve buxhetor, si dhe janë siguruar mjete për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2020.

Ministrja thekson se transferimet rrjedhëse janë planifikuar në nivelin prej 166 miliardë denarë ose për 9,6 miliardë denarë më të larta në raport me planin për vitin 2020, ndërsa kanë të bëjnë me masat e ndërmarra për sigurimin e mjeteve për implementimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për përballje me krizën e shkaktuar nga pandemia, e që kanë impakt të drejtpërdrejt mbi ekonominë reale dhe ndihmë direkte në konsumin privat.

Ministrja e Financave në konferencën për media bëri të ditur se financimi i deficitit buxhetor do të servisohet me mjete të volitshme nga institucionet ndërkombëtare financiare, tërheqje të mjeteve në tregun vendor përmes letrave shtetërore me vlerë, si dhe me dalje me eurobond në tregun ndërkombëtar të kapitalit.

– Do të bëhet portofoli më optimal që do të ketë kombinimin më të mirë sipas shpenzimit dhe afatit, gjegjësisht kushte për servisimin e mëtejshëm të borxhit, tha ministrja.

Ajo shtoi se borxhi publik me këtë do të arrinte rreth 58 për qind, por se kjo do të varet nga ajo se sa dhe si do të tërhiqen mjetet.

Pritjet për rritjen ekonomike në përputhje me ndikimet e rrethimit ndërkombëtar, si dhe masat shëndetësore të ndërmarra në shtëpi për mbrojtje nga Kovid-19 pritet ngadalësim i aktivitetit ekonomik prej -3,4 për qind, që është projeksion në linjë me Bankën Popullore dhe institucionet ndërkombëtare financiare – po madje është edhe më konservatore në raport me një pjesë të tyre, për shembull në krahasim me Bankën Botërore.

Projeksioni i Qeverisëpër rritjen e ekonomisë këtëvit është minus 3,4 për qind, Rrogat e administratës nuk do të ulen, ndërsa pensionet do të harmonizohen siç është paraparë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button