Orban do t’i tërheqë kompetencat e jashtëzakonshme

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar, se së shpejti do t’i tërheqë kompetencat e jashtëzakonshme të qeverisë. Në kuadër të një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, Orban tha, se parashikon që brenda këtij muaji do të shfuqizohen kompetencat e jashtëzakonshme. Kjo do t’u japë mundësinë të gjithë atyre që „e kanë kritikuar me pa të drejtë Hungarinë që të kërkojnë falje”, shkruan Dojçe Vele.

Parlamenti hungarez në mars miratoi të vendimin që i jepte të drejtë Orbanit të qeverisë per dekret. Sipas qeverisë kjo do ta lehtësonte luftën kundër pandemisë Corona. Nga ana e opozitës, disa qeveri të vendeve të BE-së dhe organizatat joqeveritare e kanë kritikuar ashpër këtë vendim.

Ligj pa afat

Kryeministri dhe partia e tij Fidesz akuzoheshin, se kanë shfuqizuar ruajtjen e sekretit të të dhënave, të drejtat e punonjësve dhe detyrimin për informim të autoriteteve. Një sërë e më shumë se 100 dekrete, që u lëshuan deri tani, kufizonin fort punën e drejtësisë dhe u jepnin një hapësirë të gjerë veprimi autoriteteve të sigurisë. Ky ligj i jep të drejtë Orbanit ta përcaktojë vet fundin e gjendjes së emergjencës prej rrezikut, pra që rregulloret e posaçme mund të mbeten në fuqi për aq kohë sa ai e sheh të nevojshme.

Numri i infeksioneve të reja me virusin Corona në Hungari ka rënë ditët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare është provuar infektimi i 3417 njerëzve dhe 442 kanë vdekur prej sëmundjes nga COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button