Rusia shënon mbi 9 mijë raste të reja me koronavirus

Rusia ka raportuar për 9,200 raste të reja me koronavirus të shtunën, nga 10,598 që u raportuan një ditë më parë, shkruan REL.

Task-forca e COVID-19 në Rusi, tha se numri total i rasteve në nivel endi ka shkuar në 272,043.

Brenda 24 orëve kanë vdekur 119 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 2,537.

Rusia është ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht shqetësimeve se hapja e ekonomisë mund të ndikojë në shpërthime tjera të pandemisë, presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar më 11 maj se do të përfundojë masa e prezantuar në muajin mars, e cila u ka mundësuar punëtorëve jo të domosdoshëm, të qëndrojnë në shtëpi.

Ky vendim ka ardhur pasi bizneset janë përballur me shumë vështirësi në kryerjen e pagesave të plota për punëtorët dhe pasi numri i të papunëve është dyfishuar brenda një muaji, në 1,4 milion persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button