10 milionë euro për partitë politike, Pendarovski e vlerësoi të turpshme

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut e vlerëson se vendimi për ndarjen e parave nga buxheti për partitë politike duhet të rishqyrtohet, por që nisma për këtë duhet të vijë nga Kuvendi, përkatësisht deputetët e ardhshëm.

Në intervistë për TV 24, Pendarovski tha se 10 milionë euro, para që u jepen partive politike që fituan më shumë vota në zgjedhje, është e turpshme dhe pabarabartë me standardet tona të jetesës.

“Këto janë para të mëdha. Kjo është e jashtëzakonshme. Me të vërtetë mendoj se edhe nëse nuk është virusi korona, ne jemi shtet i varfër, 10 milionë është turp për partitë politike. Cilado parti, pavarësisht se sa fiton, është mjaft joproporcionale me standardin tonë të jetesës”, tha Pendarovski.

Ndryshe, në emision ai foli edhe për procesin zgjedhor dhe dallimet e mëdha ndërmjet partive politike në vend për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai në paraqitjen për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdon, por tani për 14 ditë. Ai sqaroi se vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme për 14 ditë, nuk është për shkak të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button