Kryemadhi: Do ta mbrojmë Teatrin Kombëtar me çdo kusht

Pas kryetarit të PD-së, Luzlim Basha,  sonte ishte kryetarja e LSI që u solidarizua me Alencën për Mbrojtjen  e Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi tha se Teatri do të mbrohet me çdo kusht ndërsa vlerësoi rezistencën shembullore të AMT.

Këtë të premte në “Mbrëmje në ABC” ishte e pranishme virtualisht, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Gjatë bisedës me gazetaren Mirela Milori, Kryemadhi u shpreh që nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri, por theksoi se godina ekzistuese duhet të rindërtohet dhe jo të shembet.

Po ashtu, Kryemadhi u shpreh se qëllimi i qeverisë në këtë rast është që brenda dhjetorit të prishet edhe godina e Muzeut Kombëtar. Sipas saj, “kjo është arsyeja që Rama po nxiton”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button