Dënim për 53 qytetarë të Shkupit, nga 2 mijë euro pasi shkelën orën policore

Prokuroria themelore publike në Shkup propozoi dënim për 53 qytetarë të Shkupit për shkak shkeljes së orës policore, transmeton Portalb.mk.

Mosrespektimi I orës policore, si masë shëndetësore në kohën e epidemisë, është e dënueshme në bazë të paragrafi 1, të nenit 206 nga Kodi Pendal.

“Prokurorët përgjegjës public për çdo të akuzuar propozoi dënim nga 2000 euro të konvertuara në denarë, gjegjësisht 100 gjoba ditore nga 20 euro”, raportojnë nga Prokuroria.

Qytetarët ishin kapur në vende të ndryshme.

Ndryshe, Prokuroria themelore publike në Maqedoninë e Veriut nga 17 marsi deri më 8 maj në gjykatë ka propozuar 1,873 dënime për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e epidemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button