Banori i Gërçecit të Sarajit akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërkohë i vazhdohet paraburgimi

Prokuroria themelore publike në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj 40 vjeçarit nga Gërçeci i Sarajit për armëmbajtje pa leje, transmeton Portalb.mk.

Armëmbajtja pa leje është e dënueshme në bazë të paragrafit 1 të nenit 396 nga Kodi Penal.

Ai më 7 dhjetor të vitit të kaluar ishte së bashku me një qytetarë në rrugën për fshatin Krushopek, ne veturën pa tabela ishin gjetur armë dhe municion pa leje. Ata kishin ikur nga vetura, duke braktisur armatimin në veturë.

Ai prej atij rasti ishte i pakapshëm për policinë deri më 17 prill, ndërsa i akuzuari tjetër është dënuar nga Gjyqi penal në Shkup me 2 vjet burg.

Prokuroria gjithashtu propozoi vazhdimin e arrestit shtëpiak për të akuzuarin e dytë, për t’u siguruar se nuk do të ikë dhe nuk do të përsërit veprën penale deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata penale në Shkup.

Ndryshe, 35 vjeçari Z.L. ishte dorëzuar në Stacionin policor “Gjorçe Petrov”në muajin janar, ndaj të cilit Policia menjëherë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori.

Ata dyshoheshin se kanë kryer vepër penale, ‘përgatitje, mbajtje dhe tregti me armë pa leje ose material eksplozive’, që dënohet sipas nenit 396 nga Kodi Penal.

Rasti ka të bëj nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, kur forcat policore kryenin hetime në fshatin Gërçec, ndërkohë në një grup prej tetë qytetarëve, është vërejtur një qytetar me armë.

LEXO: Kallëzim penal për armë ndaj dy qytetarëve nga Gërçeci i Sarajit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button