RDK mbështet BDI-në në Kërçovë

Në Pallatin e Kulturës në Kërçovë RDK mbajti Kuvendin zgjedhor ku zgjodhi kryesinë e degës me kryetar Xheladin Rushiti. 

Me këtë rast, kryetari i RDK-së Rufi Osmani duke i përgëzuar anëtarët e kësaj partie për rezultatet e aritura në zgjedhjet e kaluara, potencoi se edhe përkundër trysnive të oponencës politike, RDK- ja në Kërçovë doli e dyta, me një numër të konsiderueshëm votash të sinqerta të Kërçovarëve që treguan hapur se nuk ishin dakord me vijën politike të koalicionit aktual qeveritar. 

Ai nga Kërçova përsëriti qëndrimet konzistente të RDK-së, se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbështesë kandidatin e BDI-së, vetem e vetëm që Kërçovarët të realizojnë një amanet të kahmotshëm, që për herë të parë Kërçova të qeveriset nga një shqiptar. 

Ai porositi që kandidati për kryetar të komunës së Kërçovës duhet të ketë cilësi dhe kapacitete organizative, integritet dhe moral që do ti bashkonte Kërçovarët në sfidat e ardhshme. 

“Neve na duhen njerëz me dije dhe vizione sepse vetëm me njerëz të tillë në qeverisje ne mund të këthejmë shpresën e gjeneratave të reja, të ndërpresim shpërnguljen e popoullatës dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirrë në vendlindje”, nënvizoi kryetari i RDK-së Rufi Osmanii, cili u kërkoi oponentëve politik që të bëjnë konsultime edhe me RDK-në dhe PDSH-në, për një bashkëpunim ndër shqipëtar në garat për komunat ku shqiptarët janë pakicë. 

Por problemet globale të shqiptarëve në Maqedoni, tha ai, mund të zgjidhen vetëm me unitetine subjekteve politike shqipëtare, sepse vetëm një bashkim i tillë forcash mund të kushtëzojë çdo qeveri për të arritur deri te objektivat qenësore të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button