Termini për zgjedhje duhet të caktohet, pavarësisht Dekretit të Qeverisë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zave, në një bisedë për mediumet dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë: 

Në kushte kur opozita është kundër thirrjes së Parlamentit, kur zgjedhjet janë shpallur, kur (opozita) nuk ofron asnjë alternativë se si të përcaktohet data e zgjedhjeve, me shumë gjasë është e qartë ajo që pretendojmë, dhe ajo është se me dispozita të fuqisë ligjore janë ngrirë veprimtaritë zgjedhore, si dhe vendimi për thirrje të parlamentit, kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme KSHZ në afat prej një dite është e detyruar që ta dimensionojë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve. Unë besojë se mbi baza të Kushtetutës, ligjeve, ne duhet të gjejmë zgjidhje të cilat na vendosin në pozicion të sigurisë, që dinë qytetarë dhe të gjithë se kur do të shkohet në zgjedhje, me kushtin, nëse kriza shëndetësore zbutet. 

ARSYETIM:

Lideri i partisë qeveritare Zoran Zaev, në intervistën në të cilin kishte pyetje për zgjedhjet dhe kur do të mbahen, dha deklaratën të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë, për shkak të objektivitetit të rrethanave të cilat nuk varen prej dispozitave të fuqisë ligjore të cilën e miratoi Qeveria.

Më konkretisht, është e saktë se shtyrja e zgjedhjeve të cilat ishin caktuar me 12 prill si zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare ndodhi për shkak të “arsyeve tjera”. Po ashtu është e saktë se Qeveria, prej kur gjendje për herë të parë u shpall e jashtëzakonshme në mars, miratoi dispozitë me të cilën të gjithë veprimtaritë zgjedhore në ato momente të ngrinë dhe të njëjtat do të vazhdojnë pas datës së përcaktimit të gjendjes së jashtëzakonshme:

Realizimi i veprimtarive zgjedhore do të vazhdojë prej ditës së ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjithë veprimtaritë zgjedhore të cilat janë ndërmarr në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor deri ditën e hyrjen në fuqi të kësaj Dispozite, llogariten si të vlefshme- thuhet në nenin 8 të Dekretit. 

Kjo do të thotë se me 17 maj, ditën kur do të kalojë afati i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga Presidenti Stevo Pendarovski, KSHZ duhet të caktojë datë për zgjedhjet prej datë kur janë ndërprerë aktivitetet zgjedhore, në ditën e 24 para mbajtjes së tyre, të planifikuara me 12 prill, ose me fjalë të tjera zgjedhjet të mbahen me 10 qershor. Por, a është kjo e mundshme?

Së pari, ligjërisht nuk është e qartë nëse KSHZ duhet ta bëj këtë me datën, ose siç thotë, për shembull, profesori Borçe Davitkovski nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, këtë ta bëj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili duhet së pari të shfuqizojë vendimin e parë për zgjedhjet dhe më pas të shkruaj një të dytë, me datën e re. Nga ana tjerë, sipas Oliver Derkovski, kryetari i KSHZ-së, është e kuptueshme që të kenë paqartësi për këtë çështje. Së pari ai thekson se Gjykata Kushtetuese duhet të merr vendim, gjegjësisht të zgjidh çështjen, dhe më pas gjëja më e zgjuar është që partitë të marrin vendim.

Dita e caktuar për zgjedhje kaloi, tani kemi një situatë të re e cila duhet, me shumë gjasa, që t’i gjendet zgjidhja me konsensus të të gjithë faktorëve politik, të caktohet data e re e zgjedhjeve që KSHZ të mund të pas të zbatojë gjithë procesin zgjedhor – shprehet Derkovski. 

Ai në intervistë paralajmëroi se legjitimiteti i zgjedhjeve do të vihej në pikëpyetje për atë se do të ketë një gjendje në re në Listën zgjedhore, dhe se nuk ka kohë të mjaftueshme që për 24 ditë të zgjidhet dhe partitë ta miratojnë, ndërsa ai personalisht do të mund të jep dorëheqje në merret një vendim i tillë.

Në fund, në kaq shumë cikle zgjedhore deri më tani, data për mbajtjen e zgjedhjeve çdo herë është caktuar me marrëveshje ndërmjet partive politike.

Po ashtu, siç thotë Zaev, e deri më tani nuk ekziston një konsensus i tillë. Është e saktë se opozita, para së gjithash VMRO-DPMNE, për arsye politike të kërkojë që zgjedhjet të mos mbahen për kohë më të shpejtë, duke arsyetuar me krizën e koronës dhe rreziqet e infektimit. Por, po ashtu është e saktë se nëse zbatohet dekreti i Qeverisë, kjo do të thotë se do të çojë në rrezik të gjithë procesin zgjedhor. Prej rrezikut të shpërndarjes së KSHZ-së, deri te mungesa e kohës për realizimin e thirrje nga ana e misioneve mbikëqyrëse, të cilin tradicionalisht i udhëheq OBSE.

BURIMI: VËRTETMATËS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button