Angelovska për ribalancin e buxhetit: Janë parashikuar 82 milionë euro për krizën e virusit korona

Nina Angelovska, ministrja e financave në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi se me ribalancin e buxhetit, do të kemi investime kapitale si asnjëherë në këto dhjetë vjetët e fundit, transmeton Portalb.mk.

“Shpenzimet kapitale me ribalancin e Buxhetit janë planifikuar në nivelin prej 19.5 miliardë denarëve dhe janë në vlerën më të lartë në 10 vitet e fundit”, deklaroi Angelovksa.

Angelovska sot prezantoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2020, ku do të ketë 4.2 miliardë denarë më pak se sa ishte planifikuar për vitin 2020, ndërsa 3.5 miliardë denarë janë shfrytëzuar për zbatimin e masave kundër virusit korona.

Për vitin 2020 të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 196,8 miliardë denarë (3,2 miliardë euro) dhe të njëjtat më të vogla për 11,5 për qind ose për 25,5 miliardë denarë (414,6 milionë euro) në raport me planin.

Shpenzimet e përgjithshme të planifikuara në nivelin prej 242,9 miliardë denarë ose 3,95 miliardë euro që është për 1,4 për qind më shumë, gjegjësisht për 3,3 miliardë denarë ose 53,7 milionë euro janë më të larta në raport me buxhetin fillestar për vitin 2020. Ajo shtoi se janë parashikuar 82 milionë euro për krizën e Kovid-19.

Gjithashtu edhe Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut e vlerësonin një vendim produktiv vazhdimin e investimeve kapitale në kohën e pandemisë, derisa zv.ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski thekson se në këtë periudhë janë duke u realizuar investime kapitale më shumë se në vitin e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button