RMV, Gjyqtarët e Penales do të japin 9 300 euro kundër virusit korona, pesë gjyqtarë nuk kanë dhuruar mjete

Gjyqtarët e Gjykatës penale po i sfidojnë avokatët, drejtorët e bankave, redaktorët e mediave, operatorët e telekomunikacionit, të ardhurat e të cilave ata pretendojnë se janë më të larta se të tyre, për të dhuruar mjete, raporton 360, përcjell Portalb.mk.

Pasi Gjykata Kushtetuese e revokoi Dekretin për pagë minimale, në të cilën përfshiheshin gjyqtarët, Gjykata themelore penale në Shkup njoftoi se 48 gjyqtarë nga kjo gjykatë kanë dhuruar 575.320 denarë (rreth 9 300 euro).

“Gjykata penale, siç i shkon sloganit ” Në emër të qytetarëve të RMV-së “, nga donacionet e 48 gjyqtarëve, ka siguruar rreth 50 rroga, përkatësisht të paktën për një muaj parandaloi pushimin nga puna e rreth 50 punonjësve, të cilët janë më të prekurit nga pasojat që lidhen me pandeminë nga virusi i kovid-19. Si asnjëherë më parë, me përjashtim të pesë gjyqtarëve, gjyqtarët e Gjykatës penale treguan unitet, kolegjialitet dhe njëkohësisht ndjenjë solidariteti, drejtësie dhe etike me qytetarët, kështu që duke pasur parasysh gjendjen e shtetit, ata dhuruan gjithsej 575 320 denarë ose mesatarisht 12,000 denarë për gjyqtar, që është më shumë se 20 përqind e pagës së gjyqtarit”, thonë nga gjykata.

Prandaj, ata sfidojnë të gjithë qytetarët si dhe zyrtarët, të cilët kanë të ardhura mbi 40,000 denarë, të ndjekin shembullin e tyre dhe të dhurojnë nga të ardhurat e tyre.

“Duke pasur parasysh që të ardhurat në baza të ndryshme (pagat, shtesat, të drejtat e autorit, etj.) të disa avokatëve, noterëve, pronarëve dhe redaktuesve të mediave, drejtorëve dhe menaxherëve të bankave, operatorëve të telekomunikacionit, EVN, presidentëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në sindikata, pronarët e objekteve hotelerike dhe të bastoreve janë më të larta se ata të gjyqtarëve në Gjykatën penale, ne i sfidojmë ata të tregojnë virtyt dhe solidaritet, të dhurojnë në përpjesëtim me të ardhurat e tyre”, thonë nga gjykata.

Përndryshe, kur Qeveria e miratoi Dekretin për pagën minimale, ndër të parët që reaguan ishte shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shoqata e Gjyqtarëve paralajmëroi gjithashtu një iniciativë para Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë, dhe më pas, në një seancë, Gjykata Kushtetuese fillimisht e pezulloi përkohësisht Dekretin, dhe pastaj e anuloi atë.

Pasi u rrëzua Dekreti i Qeverisë, shoqata u bëri thirrje gjyqtarëve të dhurojnë të paktën 20 përqind të pagave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button