Pendarovski theksoi se Parlamenti gaboi në Ligjin kundër diskriminimit, që u anulua nga Kushtetuesja

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut theksoi se kryesia e Parlamentit ka gabuar në procedimin e Ligji kundër diskriminimit, që u anulua si anti-kushtetues nga Kushtetuesja, transmeton Portalb.mk.

Ai gjithashtu sqaroi se ky Ligj në parlament është votuar në kundërshtim me nenin 75, pasi mungon shumica e nevojshme.

Ai sqaroi se herën e parë e ka kthyer procedurën në Parlament me vërejtjen e tij, por ajo përsëri është sjellë në Presidencë njëjtë. Pendarovski sqaroi se nuk mundet presidenti të kthen mbrapa procedurën për herë të dytë nëse Kuvendi e sjell.

Ai përkundër anulimit nga Kushtetuesja, që e vlerëson si një vendim të drejtë, thekson se ky ligj është i nevojshëm, dhe është e turpshme mos të votohet një ligj i tillë.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese dje njoftoi se është shfuqizuar Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Në këtë ligj theksohej se lëndë e ligjit është rregullimi i parandalimit dhe ndalimit të diskriminimi, llojet dhe format e diskriminimit, procedurat për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe përbërja e puna e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Gjykata vlerësoi se në rastin konkret, Ligji vjen në dyshim pasi nuk është votuar nga 61 deputetë, siç kërkon paragrafi 3 i nenit 75 nga Kushtetuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button