Meta nga xhamia e Kavajës foli për Teatrin: Na mjaftoi komunizmi

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë tjetër paralelizmat me përpjekjet për të ruajtur kulturën fetare gjatë diktaturës me nevojën e tanishme për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Meta ka ndarë disa foto nga xhamia Kubelie në Kavajë, ku shfaqet duke mbajtur distancën fizike me personat e tjerë të pranishëm në këtë takim në distancë.

“Xhamia Kubelie në Kavajë e ndërtuar në vitet 1700 është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.

Fatmirësisht nga ajo masakër kanë shpëtuar disa kolona, dëshmi se si arroganca e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme në çdo kohë për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore.

Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më. Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit!”, shkruan Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button