Federata italiane dhe Serie A merren vesh për protokollin e ri

Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) dhe Serie A janë pajtuar për protokollin e ri mjekësor, i cili do të dorëzohet menjëherë te qeveria italiane, transmeton Koha.net.

Stërvitjet ekipore të klubeve të kampionatit të Italisë është dashur të vazhdojnë të hënën, por klubet kanë refuzuar protokollin e paraqitur, që parasheh që të gjithë lojtarët të izolohen për 15 ditë nëse ndonjë lojtar testohet pozitiv për koronavirus.

Lega Serie A dhe federata kanë biseduar të premten dhe janë pajtuar për një numër ndryshimesh në protokoll.

“Një takim është mbajtur sot në mëngjes, në atmosferë të bashkëpunimit, në mes të FIGC, Lega Serie A dhe përfaqësuesve të mjekëve. Pikat e protokollit që ka qenë vështirë të implementohen, janë analizuar. Disa shtesa janë përpiluar në mënyrë konstruktive për të zgjidhur problemet objektive”, thuhet në njoftim.

“Ka pasur marrëveshje të përgjithshme për propozimet finale, të formuluara për të siguruar kthim të sigurt në komplekset stërvitore. Marrëveshja menjëherë do t’i prezantohet Ministrit për Sport, Ministrit për Shëndetësi dhe komitetit shkencor”.

Ekipet e elitës së Italisë kanë kërkuar që mos të ketë izolim grupor në rast të testeve pozitive, por që të izolohen vetëm ata që dalin pozitiv. Ka pasur edhe disa vërejtje tjera nga klubet e Serie A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button