Në Gostivar bora pastrohet intensivisht, por dështon NP “Udhët e Maqedonisë”

Të gjitha rrugët e qytetit dhe ato lokale në territorin e komunës së Gostivarit janë të kalueshme dhe pastrohen rregullisht, ndonëse bora bie me intensitet të shtuar.

Nga shërbimi për mirëmbajtje dimërore të rrugëve  pranë Komunës së Gostivarit, njoftojnë se operatorët të cilët fituan në tenderin e hapur kohë më parë, janë vazhdimisht në terren dhe intenisivisht pastrojnë borën nga rrugët, trotuaret dhe sipërfaqet tjera publike.

“Për në pjesën urbane është angazhuar NP Komunalec, ndërsa për rrugët lokale në territorin e komunës, operojnë 6 kompani si dhe një kompani e angazhuar për furnizim dhe hedhje të kripës. Ekipet e operatorëve kanë punuar int?nsivisht edhe gjatë ditës edhe gjatë natës dhe mund të konstatojmë se të gjitha rrugët lokale në territorin e Gostivarit janë të kalueshme, përfshirë këtu edhe fshatrat më të largëta malore”, thekson Shazivar Dalipi përgjegjës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

Në qytet bora pastrohet nga rrugët kryesore të qytetit, trotuaret, shtigjet e këmbësorëve dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa varësisht nga temperaturat , sipas nevojës hidhet edhe sasi e mjaftueshme e kripës.

“Ndërmarrja publike, mirëmban rrugët dhe sipërfaqet tjera në territorin ku ajo bën grumbullimin e mbeturinave dhe deri më tani jemi treguar tejet efikas. Mekanizimi të cilin e siguruam këtë vit, si dhe resurset njerëzore më të cilët disponojmë, u dëshmua se janë të gatshëm për të menaxhuar me sukses situatën edhe kur kemi reshje enorme të borës” thekson Kurtish Salija – drejtor I NP Komunalec.

Nga Shërbimi për mirëmbajtje dimërore, njoftojnë se ekipet e NP “Udhët e Maqedonisë”, ashtu si edhe në vitet e kaluara nuk e kryejnë obligim e vet me kohë për pastrimin e borës nga rrugët magjistrale dhe rajonale, për të cilat janë kompetente.  Për këtë shkak, ekipet e angazhuara nga Komuna  e Gostivarit, për tu ndalë në ndihmë qytetarëve, ndonëse nuk është obligim i Komunës, pastrojnë edhe rrugët rajonale.

Lajme të ngjashme

Back to top button