Spasovski në NEQ : Jam i bindur se bashkërisht do ta tejkalojmë krizën dhe do të rimëkëmbin ekonomitë

Kryeministri Oliver Spasovski në samitin e sotëm të jashtëzakonshëm të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ) kushtuar marrëveshjeve për bashkëpunim kundër pandemisë,tha se pandemia e shkaktuar nga Kovid-19 e theksoi rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim global, evropian dhe rajonal. Jam i sigurt se bashkërisht do ta tejkalojmë këtë krizë dhe shpejt do t’i rimëkëmbin ekonomitë tona, njofton Portalb.mk.

Duke u përqendruar në masat e ndërmarra në vend, Spasovski theksoi se janë implementuar masa mbrojtëse në pajtim me rekomandimet e Bankës Botërore të Shëndetësisë, por se sfida të caktuara kanë treguar në nevojën nga lidhshmëria e përforcuar e rajonit dhe e BE-së.

“Sistemet tona shëndetësore, edhe pse po përballen me sfida të ndryshme, treguan nivel të lartë të organizimit dhe funksionalitetit në përballje me Kovid-19. Megjithatë, sfida të caktuara me të cilat u përballëm në fillim të krizës treguan edhe në nevojën për lidhshmëri të përforcuar në rajon, por edhe në vetë BE-në. Nga këto arsye, ne tërësisht e mbështesim nismën e sekretarit të përgjithshëm të NEQ së bashku me Zyrën rajonale të OBSH-së për formimin e Njësisë Operative (Task Force) e cila do të bashkëpunojë në fushën e shkencës dhe hulumtimeve mjekësore, si dhe në informacionet rreth progresit në luftën kundër Kovid-19”, tha Spasovski.

Lidhur me krizën mbi ekonominë, Spasovski theksoi se të gjitha parashikimet tregojnë se do të ketë rënie të PBV global dhe për këtë është me rëndësi ngadalë të zbatohet ndaj fazës së rikuperimit të ekonomive.

Në fjalimin e tij, Spasovski u përqendruar edje në projektin i cili këtë javë ishte miratuar për përgatiten e studimit për vlerësim të biodiversitetit dhe detektimit të rreziqeve potenciale dhe ndikimit të aktiviteteve ndërtimore për realizimin e një pjese të autostradës Gostivar – Kërçovë.

Në samitin, i cili për shkak të gjendjes aktuale u mbajt përmes video konferencës, morën pjesë edhe kryeministrat e Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Moldavisë dhe Ukrainës, si dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së, Oliver Varheji, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zbvillim Suma Çakrabarti, sekretari i përgjithshëm i NEQ Roberto Antonione dhe drejtori rajonal për Evropë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Hans Henri Kluge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button