A janë shkelur të drejtat e njeriut nga kufizimi i masave të lëvizjes në gjendjen e pandemisë COVID19?

COVID 19 ka prekur botën si një kërcënim global i pashembullt shëndetësor, i cili po shkakton pasoja ekonomike dhe zbulon dobësitë politike për sa i përket të drejtave të njeriut. Ekspertët e të Drejtave të Njeriut, të shëndetit publik, ekonomistë dhe specialistë të fushave të ndryshme, argumentojnë se vendet në zhvillim si dhe ato në kriza humanitare janë goditur më keq nga përhapja e pandemisë – me një mungesë të fortë të menaxhimit publik të menjëhershëm dhe sistemeve të dobëta shëndetësore për ti trajtuar rastet e infeksionit dhe zvogëlimit të të prekurve. Rastet e mëdha në numra dhe mungesa e pajisjeve sanitare dhe shëndetësore ka shkaktuar kështu një gjendje kaotike me ndalesë të lëvizjes dhe karantinizim . Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës shumica e politikanëve ne vend janë fokusuar në deklaratat publike mbi synimin e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme duke lënë anash kështu mirëqenien dhe shëndetin publik të qytetarëve me një shkelje të madhe të, Të Drejtave të Njeriut.

 Popullata ishte totalisht e papërgatitur për masa kufizuese të lëvizjes dhe virusi COVID 19 vijoi të rritej në numër me një mungesë të përgatitjes psikologjike të qytetarëve për ta pranuar në mënyrë më të lehtë. Qytetarët vuajtën edhe shume frikësime dhe pasoja të tjera siç janë: humbja e vendeve të punës, pasojat ekonomike dhe financiare në jetën e tyre, masat rigoroze të karantinimit që shkaktuan një gjendje të rëndë psikike tek qytetaret, të cilët si pasojë- rezultuan në thyerjen e ligjit dhe ndëshkimin me masa tejet destruktive dhe të pakonceptueshme për një qytetar i cili përveç barrës ekonomike dhe mungesës së lirisë, e vuajti edhe sanksionimin. Në gjendje të tilla, organizatat e shoqërisë civile vijimisht kanë bërë të ditur se ndëshkimet penale të çdo lloji duhet të synojë vetëm vetëdijesimin dhe përgatitjen eventuale për një gjendje më të vështirë e jo ndjelljen dhe ngulitjen e frikësimeve të reja , të cilat, një shoqëri e ridalur nga shumë konflikte dhe frikësime të formave të këtilla si e jona, nuk mund ti përballojë me pasoja të lehta.

Kthimi i një numri të madh të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut me organizim nga shteti (pas një periudhe të gjatë qëndrimi status-quo dhe të padefinuar), dhe prej tyre studentë dhe punëtorë të përkohshëm, nga jashtë, ka shkaktuar shqetësime, për shkak të mosrespektimit të dukshëm të masave karantinë nga disa prej të kthyerve, por edhe mungesës së adaptimit në karantinim të plotë , me çka u bënë shkeljet kushtetuese të, të drejtave në fjalë : nga neni 8 (E Drejta e Respektimit për Jetën Private dhe Familjare),neni 11 (Liria e Tubimit dhe e Shoqërimit), neni 2 nga Protokolli 1 (E Drejta për Arsim) dhe neni 2 nga Protokolli 4 (Liria e Lëvizjes). Por gjithashtu u shkel dukshëm edhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (ICESCR) e cila mbron stadardin e qytetarëve dhe ofron të drejtën e një standardi jetese të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e vetes dhe familjes së tij, përfshirë ushqimin, veshjen, strehimin dhe kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, gjithashtu pjesëmarrje në jetën kulturore dhe edukative.

 Vonesat e shkresave dhe lejeve konsullore nga ambasada dhe konsullatat shtetërore për kthimin e qytetarëve kanë shkaktuar panik dhe thyerje të të Drejtave të Njeriut me ç`rast shumica e qytetarëve janë duke e vuajtur karantinën në një vend të huaj pa mbrojtje shtetërore dhe me pasoja financiare dhe mbase edhe shëndetësore. Masat që u morën në lidhje me COVID-19 natyrisht që ishin të nevojshme dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Sidoqoftë, kur analizohen pengesat individuale në kuadër të kufizimit të lirisë së lëvizjes , shpjegimi parasheh pse këto masa janë marrë në nivel të përgjithshëm ku nuk ka pasur as raste të mëdha në numër dhe me çfarë vlerësimi janë marrë dhe vendosur, kur dukshëm kanë rrezikuar lirinë dhe jetën e qytetarit duke bërë thyerjen e Të Drejtave Të Njeriut dhe Konventave Evropiane dhe Ndërkombëtare nga marrësit e vendimeve. Gjithashtu kanë munguar edhe analizat e psikologëve dhe psikoanalistëve në opinionin e gjerë se sa kohë të mundeshin qytetarët ti mbijetonin një situateje të mungesës së lëvizjes së lirë , e cila ka rezultuar mjaftë depresive për shumicën. Për më tepër, masat e këtilla kufizuese të lëvizjes së lirë kanë frenuar potencialin e qytetarëve për të kontribuar në komunitet dhe për të ofruar ndihmë ndaj personave me nevoja të veçanta, për të adresuar problemet në komunitet të personave me probleme psikike, ndihma në sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve të cilat për shumicën u vështirësuan nga gjendja e pandemisë COVID19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button