RMV, Presidenti Pendarovski përsëri e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme, tani jo 30 ditë

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut në paraqitjen për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdon, por tani për 14 ditë, transmeton Portalb.mk. Ai sqaroi se vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme për 14 ditë, nuk është për shkak të zgjedhjeve.

Në seancën e gjashtë të Këshillit të Sigurisë, morën pjesë edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Sot Qeveria e Spasovskit i propozoi Pendarovskit vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera.

Përndryshe, kjo është hera e tretë që presidenti Pendarovski e shpall gjendjen e jashtëzakonshme radhazi. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër. 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar konkluzë me të cilën propozon që presidenti, Pendarovski ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë.

Në kumtesën e Qeverisë, thuhet se argumentet për propozimin e këtillë do të përfshihen në raport që të ndërmerren aktivitete nga institucionet shtetërore.

Ministri Venko Filipçe dje paralajmëroi se do të kërkohet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme.

“Na nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme sepse disa nga masat vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Është shumë me rëndësi ato të vlejnë edhe më tutje. Është shumë me rëndësi të kemi instrumente në duar të punojmë me këto mekanizma, lidhur me restriksionin e lëvizjes, dekretet të cilat vlejnë dhe kështu me radhë. Na nevojiten instrumente me të cilat rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të mund të implementohen përmes Qeverisë”, tha Filipçe.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski vlerësoi se nëse nuk mbahen zgjedhje në afatin e parë të mundshëm, do të duhet artificialisht ta vazhdojmë gjendjen e jashtëzakonshme që të kemi sistem funksional.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, për shkak të pandemisë me koronavirusin, fillimisht shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 18 mars. Ai sqaroi se Qeveria ka dërguar kërkesë te Kuvendi, por kryetari i Kuvendit e ka dërguar te Presidenti, me arsyetimin se Kuvendi është i shpërbërë. Më pas, u soll edhe një vendim për 30 ditë të reja do të përfundojë të shtunën.

Të dy vendimet e presidentit Pendarovski për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara në Kuvend, sepse ai ishte shpërndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button