Instagram vendos opsione të reja për të luftuar bullizmin

Instagrami bën ndryshime të ndjeshme të cilat do ti vijnë në ndihmë kryesisht atyre që kanë një numër të madh ndjekësish por edhe në luftën kundër bullizmit.

Tashmë do të mund të fshihen në grup deri në 25 komente, apo të kufizohen disa profile njëherësh. Gjithçka bëhet për të mbajtur një atmosferë sa më pozitive, transmeton Abc News.

Gjithashtu Instagrami do ti japë përdoruesve të vet më shumë kontroll sa i takon tag-imeve. Njerzit mund të zgjedhin ti japin mundësinë të gjithëve, vetëm miqve ose askujt që ti etiketojë në komente, përshkrime, apo story. Ky opsion gjendet tek seksioni i privatësisë së llogarisë.

Për më tepër Insta po provon të ofrojë fiksimin në krye të një komenti në një post. Njerzit do të mund të zgjdhin disa komente su të preferuarat, njejtë si YouTube. Kjo lejon të theksohen bisedat më pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button