Thaçi thotë se Kurti kishte marrëveshje sekrete me Listën Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për përfshirjen e Listës Serbe ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrëveshje sekrete me të.

“Sa i përket përfaqësuesve të komunitetit serb, të gjithë kanë qeverisur me ta. Për dallim nga herët e tjera, kryeministri i shkarkuar ka pasur një marrëveshje sekrete me ta. Kosova ka raste dhe ka dëshmuar se autoriteti i qytetarëve është në vullnetin e përfaqësuesve të zgjedhur”, ka thënë ai në “Syri TV”, transmeton Rtk.

Ai ka folur edhe për takimin e fundit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë. Thaçi ka thënë se ishte një takim zyrtar dhe transparent ku është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të dialogut.

Duke iu referuar deklaratave të Kurtit që nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, Thaçi ka thënë se refuzimi i një ftese nga Shtëpia e Bardhë është një gabim historik dhe i dëmshëm për shtetin.

“Takimi im me presidentit Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ka qenë zyrtar dhe transparent ku është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të dialogut. Ndërsa unë nuk e di që Kurti ka qenë i ftuar nga Shtëpia e Bardhë. Do të ishte gabim historik refuzimi i një takimi dhe do të ishte një goditje për Kosovën. Unë nuk ndjehem inferior të takohem me kë do dhe kudo. Ne sa herë jemi ulur në dialog me Serbinë kemi shënuar fitore”, ka thënë Thaçi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button