fbpx

Shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Gjurçinovski në mbledhje me telekonferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, sot për herë të parë  si anëtar me të drejtë të plotë, ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të 183-të të Komitetit Ushtarak (KU) të NATO-s,  trupi më i lartë ushtarak këshillëdhënës i Aleancës.

Në mbledhjen, e cila për herë të parë mbahet  me lidhje të telekonferencës, shefat e shtatmadhorive të Armatave të 30 vendeve anëtare sipas agjendës kanë biseduar për operacionet rrjedhëse, misionet, aktivitetet dhe përpjekjet operative për ndërtim të stabilitetit dhe përforcim të partneriteteve.

Kryesuesi i KU-së, marshalli i aviacionit, ser Stjuart Piç, siç kumtuan nga SHM e Armatës, në fjalimin e tij hyrës  në mbledhje,  mes tjerash e ka përshëndetur anëtarësimin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe  pjesëmarrjen e parë të gjeneralit Gjurçinovski në këtë mbledhje si anëtar me të drejt të plotë i këtij trupi, transmeton MIA.

Në pjesën  hyrëse  fjalim ka pasur edhe  sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili para shefave  të shtatmadhorive i ka treguar konkluzionet  e mbledhjes së fundit  të ministrave të Mbrojtjes të vendeve-anëtare në Aleancë.

Në fjalimin e tij gjenerali Gjurçinovski e ka përsëritur  përpjekjen dhe përkushtimin tonë të tërësishëm në bashkëpunimin me aleatët për përmirësim të sigurisë në rajon dhe në botë, këtë herë si anëtare me të drejtë të plotë. Njëherit është shprehur falënderim  për mbështetjen në pranimin në NATO dhe për ndihmën e dhënë  dhe asistimin nga aleatët gjatë ballafaqimit me krizën shëndetësore aktuale globale.

Në konferencën, në të cilën përveç shefave  të shtatmadhorive kanë marrë pjesë edhe komandantët suprem të forcave aleate në Evropë dhe  të forcave aleate për transformim, gjeneralët Tod Uoters dhe Andre Nalata.

Komiteti ushtarak i shefave të shtatmadhorive takohet  dy herë në vjet në selinë e NATO-s në Bruksel, ndërsa një herë në vit takohen  në ndonjë  vend anëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button