Serbia i mban në dorë elitat politike në Maqedoni

Elitat politike në Shkup janë në funksion të shërbimeve sekrete të Beogradit. Kështu thotë ish-ministri bullgar Bozhidar Dimitrov në një intervistë për agjencinë bulgare të lajmeve “Fokus”.

“Ishte Beogradi ai i cili i ndaloi Maqedonisë preocesin e antarësimit në Bashkimin Evropian para se të bëhet Serbia. Lidhur me këtë, qartë flasin edhe incidentet e fundit që bëhen nga elitat politike në Shkup, që vetë bën që të meritojnë veton edhe nga Bullgaria, pas vetos greke, të Qipros, Francës dhe ndoshta edhe Spanjës”, ka thënë Dimitrov.

Kohës së fundit, Shkupi ka bërë tre provokime ndaj Bullgarisë e cila është antare në BE, thotë ai.

“Piksëpari ata krijuan skandal me përkatësinë etnike të Nikolla Vapcarov. Së dyti, publikuan se Ministria e tyre e Jashtme do të ndajë mjete për projekte për ruajtjen e identitetit kombëtar të pakicës maqedonase në Bullgari. Dhe së treti, sot jemi njohur se ata po shënojnë festën e Shën Klimentit, në prani të elitave të larta politike. Pikërisht ky personalitet është pishtari më eminent i Bullgarisë. Nëse kjo nuk është provokim, nuk e di se çfarë tjetër mund të jetë”, ka komentuar Bozhidar Dimitrov për “Fokus”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button