SHBA, në 24 orët e fundit kanë vdekur 1.777 persona nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 85.268, prej të cilëve 1.777 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 21.918, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.432.086.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 310.383 të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 10,3 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 350.848 raste të konfirmuara dhe 27.290 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Spanja me mbi 272.646 raste dhe Rusia me 233.151 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button