Dënim për 29 qytetarë të Shkupit për shkelje të orës policore, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike – Shkup propozoi dënim për 29 qytetarë të Shkupit për shkak mosrespektimit të orës policore, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen në bazë të paragrafit 1 të nenit 206 nga Kodi Penal, për shkak mosrespektimit të masave shëndetësore në kohën e epidemisë.

“Për çdo të akuzuar, Prokuroria propozoi dënime në të holla në vlerë prej 100 gjobave ditore, ashtu që vlera e një gjobe ditore të jetë 20 euro të konvertuara në denarë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka propozuar gjithashtu dënim për një banor të fshatit Çelopek dhe një banor nga fshati Poroj për shkeljen e orës policore.

“Prokuroria i propozoi gjykatës që ndaj të akuzuarve të shqiptohet dënim në të holla në vlerë të 100 gjobave ditore”, raportojnë nga prokuroria.

Prokuroria themelore publike në Gostivar propozoi dënim për pesë qytetarë që nuk e kanë respektuar orën policore.

Policia sot njoftoi se gjithsej 42 persona në nivel të tërë shtetit gjatë 24 orëve të fundit nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 37 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masa adekuate.

Ndryshe, Prokuroria themelore publike në Maqedoninë e Veriut nga 17 marsi deri më 8 maj në gjykatë ka propozuar 1,873 dënime për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e epidemisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button