Ekipi italian po planifikon të bëjë ofertë për Neymarin

Juventusi është duke menduar të bëjë ofertë për yllin brazilian të Paris Saint-Germainit, Neymar, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.

Krerët e klubit kampion të Italisë duan që të bëjnë bashkë Neymarin me Cristiano Ronaldon dhe janë të gatshëm të ofrojnë argjentinasin Paulo Dybala në marrëveshje shkëmbimi për të ulur çmimin. Por, paga e lartë e Neymarit mund të jetë pengesë, pasi krerët e Juventusit nuk duan t’i ofrojnë atij pagën e njëjtë që e ka ai te Parisi.

Neymar 28-vjeçar u transferua te Parisi nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë euro. Barcelona po bën përpjekje që ta rikthejë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button