Deputeti shqiptar që luftoi 49 ditë me virusin korona: Qindra herë i shpuar nga gjilpërat, sa nuk mbanin më damarët

Deputeti Adriatik Alimadhi ka dalë ditën e sotme nga spitali ku qëndronte i shtruar prej 49 ditësh pasi u infektua me virusin korona. Ai ka falënderuar mjekët, infermierët dhe gjithë stafin e spitalin ku qëndroi.

Më herët Alimadhi kishte lënë Infektivin, por më pas u transferua tek “Shefqet Ndroqi” pasi kishte pasur probleme në mushkëri. Lajmin e daljes nga “Senatoriumi” e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Alimadhi radhit disa nga momentet më të vështira, si ditën e parë kur u shtrua e deri në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Sot po e le spitalin pas 49 ditesh.

Dashte Zoti nuk e shoh me kurre. Momentet me te veshtira per mua ishin:

Kur u mbylla diten e pare ne dhomen e spitalit.

Hyrja ne pavion, infermierja, dy bidona uje gjysem litri. 97 here te perdorura gjithe naten. Aspak gjume. Mbi qindra here i shpuar nga gjilperat, sa nuk mbanin me damaret.

Kur u perkeqesova ne spitalin infektiv bllokimin e frymemarrjes. Nuk ngopesha edhe me 2 burime oksigjeni. Perdora oksigjenin e vellait tim Fatosit, pra 30 litra oksigjen.

Nderhyrja e doktoresh Neviles me kthehu ne jete. Moment tjeter shume i veshtire kuptohet ishte kalimi per ne reanimacion. Te urgjenca e spitalit  ‘Shefqet Ndroqi’ erdhi vet drejtori, z. Perlat Kapisyzi, i cili mu prezantua.

5 ditet me te veshtira ne reanimacion ne gjendje jo te mire shendetesore. Dita e 8 lash reanimacionin ne nje gjendje me te mire shendetesore. Pas 35 ditesh u çova ne kemb.

Pas 37 ditesh lava gojen. Pas 45 ditesh lava trupin dhe fillova te ecja me ngadale dhe trupi po çlirohej nga dita ne dite. 49 dite po dale nga spitali.

Kafen e pare pas 50 ditesh e piva ne zyren e Profesor Perlat Kapisyzi drejtor i spitalit Shefqet Ndroqi, nje Burre Babaxhane.

Falenderoj te gjithe stafin e doktoreve, reanimatore, infermiere, sanitare dhe te veçanten shefen e reanimacionit Dr. Alma Cani. Punonte ne grup me staf te konsoliduar por dhe shume njerezor.

Nje falenderim dhe mirenjohje per doktoreshe  Silvana Bala, per keshillat mjekesore dhe ndjekjen nga afer ndaj meje e cila me priti dhe beri daljen time  sot ne spitalin Sanatorium ‘Shefqet Nqroqi’.

Respekt dhe mirenjohje per drejtorin e spitalit ‘Shefqet  Ndroqi’ Prof. Dr. Perlat Kapisyzi me gjithe stafin e tij. Te perkushtuar dhe profesionalisht te afte. Çdo dite vizita dhe me kartele ne dore tek pacienti.

Kjo e bente me te besueshme marredhenien  doktor-pacient. Personalisht mendoj se eshte shume e dobishme ne ecurine e sherimit te nje te semuri, e cila ka ndikuar edhe te une!

MIRENJOHJE  PER  BLUZAT E BARDHA.

Sinqerisht ju falenderoj  nga   zemra qe me sherbyet me perkushtim dhe me dhate  JETEN TE JETOJ.

ZOTI BENE ME TE MIREN.

Ne vazhdim;

Do zbatoj keshillat e mjekeve.

Per 45 dite do te vazhdoj  terapine ne kushtet e shtepise.

Disa foto te cilat tregojne se si e kam perballuar virusin vrases, tashme te quajtur

COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button