fbpx

SHBA-ja ndau 16 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

Ambasada e SHBA-së sot njohtoi se siguroi 16 milion dollarë amerikanë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në zvogëlimin e korrupsionit, integrimin më të mire të të rinjve në shoqëri dhe rritjen e konkurrencës ekonomike.

Përfaqësuesi i vendit për USAID-in Erik Janowsky dhe Ministresha e Financave Nina Angelova nënshkruan marrëveshjen e përbashkët, e cila do të mbështesë:

  • përpjekjet e qeverisë qendrore dhe lokale për të përfituar dhe menaxhuar me sukses burimet financiare dhe për zbatimin e mekanizmave të përgjegjësisë dhe llogaridhënies;
  • punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe për të vëzhguar financimin dhe shpenzimet e partive politike gjatë zgjedhjeve;
  • organizatat e shoqërisë civile në angazhimin konstruktiv në politikat dhe praktikat publike për përgjegjësi dhe llogaridhënie më të madhe dhe sundimin ligjit;
  • Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në promovimin e kohezionit ndëretnik dhe një culture qytetare midis fëmijëve dhe të rinjve; dhe
  • Kuadrin rregullator për prodhim të energjisë së rinovueshme, për të ndihmuar në rritjen e investimeve për prodhimin e energjisë Brenda vendit, zvogëlimin e varësisë nga importi i energjisë dhe për të mundësuar një system të qëndrueshëm të energjisë.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të shohim një Maqedoni të Veriut të begatë, gjithëpërfshirës dhe të vetmbështetur” tha Ambasadorja Kate Marie Byrnes. “Duke luftuar korrupsionin, duke krijuar mundësi për të rinjtë dhe duke mbështetur zhvillimin ekonomik, ne përpiqemi të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut të arrijë potencialin e saj si një vend i begatë evropian, i integruar plotësisht në institucionet trans-Atlantike.”

“Ne e vlerësojmë zgjerimin e partneritetit tonë me Shtetet e Bashkuara, si dhe përpjekjet për arritjen e qëllimeve të përbashkëta,” tha Ministresha Angelovska. “Kjo marrëveshje është dëshmi e partneritetit tonë, tani edhe prej pozitës së aleatëve të NATO-s. Ky bashkëpunim për ne është me një rëndësi të madhe, veçanërisht tani në mjedisin e ri global të krijuar nga Covid-19, ndaj të cilit duhet të përgjigjemi dhe të vazhdojmë me përparimin dhe rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”

Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 1,2 milliard dollar amerikanë në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1993, duke përfshirë mbi 830 milionë dollarë amerikan përmes USAID-it.

USAID-i është agjencia kryesore për zhvillim ndërkombëtar dhe një aktor nxitës që prodhon rezultate zhvilluese. Puna e USAID-it e zhvillon sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe prosperitetin ekonomik, demonstron bujarinë amerikane dhe promovon rrugën e vetmbështetjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button