Me 5 raste të reja sot, në Tetovë me rrethinë ka gjithsej 63 raste aktive me virusin korona

Në Komunën e Tetovës me rrethinë numri i të infektuarve me virusin korona vazhdon të pësoje rritje çdo ditë, sot janë regjistruar edhe 5 raste të reja, me këtë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve ka arritur në 126, kurse aktualisht ka 63 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Edhe pse është një nga qytetet ku masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit korona janë më strikte se në qytetet tjera, numri i të infektuarve në këtë rajon vazhdon të pësoje rritje.

Nuk ka informatë se nga cili qytet janë rastet e reja, megjithatë Portalb mëson se Komuna e Bogovinës ngelet më e rrezikuara, marrë parasysh numrin e banorëve të kësaj komune krahasuar me numrin e të infektuarve në të.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë na informojnë se gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona nuk e kanë respektuar urdhrin e ndalesës për lëvizje, edhe atë 2 nga Tetova kurse 5 nga Gostivari, me çrast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.

Gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar 28 persona të rinj të cilët janë futur në izolim me vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar. Deklaratë për vetizolim kanë nënshkruaj 2 persona nga Tetova.

Ndërkaq, nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së RMV-së për mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit korona, 282 persona janë paralajmëruar me shkrim për mos mbajtje të maskave mbrojtëse.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 349 testeve, janë konfirmuar 29 raste të reja me virusin korona, ndërkaq 6 pacient janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve në RMV  është 1.723, të shëruarve 1.235, të vdekurve 95, ndërkaq numri i rasteve aktive është 393

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button