Nesër do të mbahet seanca e Këshillit për siguri në Maqedoninë e Veriut

Kabinieti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njoftoi se nesër (15 maj) do të mbahet seancë e Këshillit për siguri në RMV, njoftoi Portalb.mk.

“Nesër, 15 maj 2020, e premte, me fillim në ora 13:30 në Kabinetin e Presidentit “Villa Vodno” do të mbahet seancë e Këshillit për siguri në RMV”, raportojnë nga presidenca.

Me ftesë të presidentit Pendarovski, në seancë do të marrë pjesë edhe mjeku Zharko Karaxhoski nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Presidenca njoftoi se pas mbarimit të seancës, presidenti do të ketë deklaratë për media.

Ndryshe, gjendja e jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon të shtunën. Tani për tani mbetet e hapur çështja nëse do të ketë vazhdim të ri. Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se Qeveria ende nuk ka sjellë vendim se a do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme në periudhën e ardhshme. Ai tha se ende po bëhen analiza dhe vlerësime në bazë të gjendjes shëndetësore.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, për shkak të pandemisë me koronavirusin, fillimisht shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 18 prill.  Ai sqaroi se Qeveria ka dërguar kërkesë te Kuvendi, por kryetari i Kuvendit e ka dërguar te Presidenti, me arsyetimin se Kuvendi është i shpërbërë. Më pas, u soll edhe një vendim për 30 ditë të reja do të përfundojë të shtunën.

Të dy vendimet e presidentit Pendarovski për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara në Kuvend, sepse ai ishte shpërndarë.

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 349 testeve, janë konfirmuar 29 raste të reja me virusin korona, ndërkaq 6 pacient janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve në RMV  është 1.723, të shëruarve 1.235, të vdekurve 95, ndërkaq numri i rasteve aktive është 393.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button