RMV, Prej sot nuk do të ketë orë policore të veçantë për pensionistët dhe personat deri në 18 vjeç

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në seancën e së enjtes solli vendim për ndërprerje të përkohshme të dekretit qeveritar me të cilin kufizohet lëvizja e qytetarëve më të moshuar se 67 vjeç, si dhe ndërprerje të përkohshme të dekretit për kufizim të lëvizjes për personat deri në 18 vjeç, njofton Portalb.mk.

Në bazë të këtyre vendimeve, prej sot nuk do të ketë më orë policore të posaçme për pensionistët mbi 67 vjeç dhe për të rinjtë deri në 18, por për to ora policore do të vlejë njëjtë sikur se edhe për qytetarët e tjerë, prej më 5 deri në orën 19.

Gjykata Kushtetuese, ka inicuar edhe procedurë për këto kufizime dhe në ndonjërën prej seancave të ardhshme do të votohet për kushtetueshmërinë e orës policore për të rinjtë dhe për pensionistët, për të cilën shumica e gjykatësve të kushtetueses vlerësojnë se është diskriminuese.

Ndryshe, personat mbi 67 vjeç kanë pasur të drejt të lëvizin nga ora 5 deri në 12, ndërsa personat deri në 18 vjeç, prej 12 deri në 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button