ASh Tetovë: Të reagoje prokuroria pas publikimit të keqpërdorimeve në NP “Parkingu i Qytetit”

Aleanca për Shqiptarët, Dega Tetovë disa herë ka paralajmëruar opinionin për keqpërdorimet në Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjet e saja publike, për keqpërdorim të mjeteve financiare dhe keq menaxhim të ndërmarrjeve të saja publike, kumtojnë nga Aleanca për Shqiptarët, transmeton Portalb.mk. 

Kohë më parë kemi parashtruar kërkesë tek Agjencia Shtetërore për Revizion, që të bëjë kontroll financiar në Komunën e Tetovës për menaxhimin e mjeteve financiare, si dhe keqpërdorim dhe keq menaxhim të mjeteve buxhetore të taksapaguesve tetovar.

Enti i Revizionit Shtetëror, gjatë kryerjes së revizionit në Ndërmarrjen Publike të Tetovës “Parkingu i Qytetit” që është nën kompetencë të Komunës së Tetovës, ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore, me ç’rast u konfirmuan dyshimet tona së Komuna e Tetovës po keqpërdor paranë publike të qytetarëve të saj.

Në raportin e publikuar të Entit i cili ka mbi 20 faqe, dhe mbi 15 pika të publikuara, ku në mënyrë taksative përshkruhen të gjitha parregullsitë financiare, juridike si dhe shkeljet ligjore të NP “Parkingu i Qytetit”, ndër të tjera potencohet se si kjo ndërmarrje ka marrë borxh 3.4 milionë denarë ose 55.000 euro pa vendim paraprak të Këshillit të Komunës si dhe pa arsyetuar destinimin e këtyre mjeteve.

Kjo ndërmarrje gjithashtu në vitin 2018 me paratë e taksapaguesve tetovar në vitin 2018 ka paguar telefona për punonjësit e saj me vlerë prej afro 10.000 Euro.

Një vërejtje tjetër e revizionit shtetëror është se në vitin 2018 kjo ndërmarrje pa procedurë për furnizime publike ka kryer furnizim të mallrave dhe shërbimeve me vlerë prej 1.855.000 den apo 30.000 eurove për furnizim të shërbimeve, servisim të automjeteve, pjesë kompjuterike dhe programe në mirëmbajtjen e tyre.

Këto keqpërdorime të cilat rezultuan me dorëheqjen e Drejtorit të NP “Parkingu i Qytetit” Fejsal Beadini, përbejnë dyshime edhe për keqpërdorime të zyrtarëve të Komunës së Tetovës, me çrast duhet të mbajë përgjegjësi penale edhe kryetarja e Komunës së Tetovës njëkohësisht nënkryetare e BDI-së Teuta Arifi, aq më tepër që drejtorin e dorëhequr nga kjo ndërmarrje e ka emëruar në një ndërmarrje tjetër publike inekzistente siç është ajo e transportit publik, një fenomen që nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

Kërkojmë nga Prokuroria Publike, që të marrë parasysh raportin e Entit Shtetëror për Revizion, i cili ka konstatuar një sërë keqpërdorimesh, në ndërmarrjen publike Parkingu i Qytetit, sepse vlerësojmë se tani ka bazë juridike për përgjegjësi penale, ndaj ish drejtorit të ndërmarrjes, por edhe ndaj kryetares së Komunës së Tetovës e cila ka përgjegjësi për menaxhimin e ndërmarrjeve komunale që janë nën kompetencë të Komunës së Tetovës.

Ndryshe, Portalb.mk një javë më herët publikoi raportin e Entit Shtetëror për Revizion ku ishin konstantuar disa shkelje ligjore të kryera në NP “Parkingu i Qytetit” në Tetovë në vitin 2018, gjatë kohës kur drejtor i kësaj ndërmarrje ishte Fejsal Beadini, i njëjti aktualisht është drejtor i ndërmarrjes “Tetova Transport”, ku u emërua vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga posti paraprak për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button