fbpx

Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të 8 priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe

Policia malazeze sot njoftoi se ka arrestuar “një numër qytetarësh” pas përleshjeve në protesta ku kërkohej lirimi i 8 priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) të burgosur për mbajtjen e liturgjisë përkundër urdhrit për ndalimin e tubimeve për shkak të koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa efektivë janë lënduar gjatë trazirave të mërkurën vonë në qytetet Nikshiç dhe Pljevlje, njoftoi policia. Ata thanë se policia ndërhyri me spërkatës për të shpërndarë protestuesit në grupe më të vogla të cilët hodhën gurë, shishe dhe sende të tjera si dhe bllokuan trafikun.

Gjatë bastisjeve në Nikshiç u gjet një sëpatë dhe një thikë, thuhet në deklaratë.

Protestat pasuan pas arrestimit të disa priftërinjve të KOS-it që kishin organizuar mbajtjen e liturgjisë të martën në të cilën disa mijëra njerëz morën pjesë pa mbajtur maska mbrojtëse ose pa ruajtur distancën fizike mes njëri-tjetrit.

Incidenti i fundit ka përshkallëzuar tensionet midis qeverisë dhe KOS-it në Mal të Zi, të cilat në fillim të këtij viti organizuan protesta disa-mujore kundër një ligji fetar për të cilin thonë se zhveshnin kishën nga prona e saj. Autoritetet malazeze kanë mohuar pretendimet e tilla.

Tubimet ende janë të ndaluara në Mal të Zi, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Priftërinjtë e ndaluar po përballen me akuza për shkelje të rregullave shëndetësore gjatë shpërthimit të virusit duke organizuar liturgjinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button