Shtatë këshilla udhëtimi pas pandemisë me virusin korona

Shkruan: Aziz Jashari, Agjent udhëtimesh, transmeton Portalb.mk. 

Ndërkohë që lëvizja në botë po kufizohet gjithnjë e më shumë, është vështirë të imagjinohet se si do të duket udhëtimi. Por industria e udhëtimit është rikthyer nga krizat e kaluara dhe besoj se do të rikthehet edhe këtë herë.

Dëshira e njerëzve për të shkuar në vende të ndryshme nuk ka ndryshuar, por ata do të kërkojnë të binden që udhëtimi është i sigurt dhe ti shohin vetë ndryshimet aktuale.

1: Zgjidhja e më shumë destinacioneve

  • Eksploroni destinacionet e mundshme
  • Nëpërmjet youtube, dokumentacioneve të ndryshme mund të shohim dhe të thithim shumë informata rreth destinacionit që duam të zgjedhim.
  • Zgjedhja e destinacioneve të duhura
  • Bëni një listë se cilët janë faktorët më të mirë për të vizituar atë vend. Një mundësi e mire është nëpërmjet WBO Website (World Health Organizations) , ku mund të shohim gjendjen e vendeve me Corona virus dhe cilat vende kanë mundësi më të mire për tu vizituar.

2: Bëni rezervime me mundësi anulimi

  • p.sh. hotele, fluturimet etj.
  • Zgjidhni hotelet me referenca më të mira, ku mund të ndjeheni më të sigurtë.
  • Po ashtu nuk do duhet të mungojë edhe sigurimi shëndetësor, varësish se në cilin destinacion shkoni.

3: Udhëtime të afërta

  • Planifikoni udhëtime të shkurta , ku mund të udhëtoni me veturë ose linja ajrore të afërta për të u kthyer shpejt në shtëpi.

4: Mos planifikoni përpara

  • Shfrytëzoni mundësit e gatshme, kapni ofertat direkt që do ju ofrohen, ku do keni shansin që të merrni çmimet më të ultë.

5: Qëndroni të shëndetshëm

  • Që udhëtimi të jetë më i lehtë se sa mendoni , ushtroni, bëni gjumin e duhur, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, pini lëngje mjaftueshëm. Të gjitha sfidat dhe mundësit që ju dalën përpara mund ti tejkaloni më lehtë.

6.Udhëtoni në mënyrë të sigurt

  • Se si të jemi të sigurt gjatë një udhëtimi duhet të ndjekim masat paraprake:
  • Gjithmonë lani duart
  • Mbani me vete krem dezinfektues të duarve
  • Mos e prekni fytyrën me duar
  • Përpiqu të mos ulesh në metro
  • Vendet që kanë vlerësime të mira
  • Të dini numrin e emergjencës në destinacionin ku shkoni

7: Prisni deri sa të jetë udhëtimi i sigurt

  • Gjithkush dëshiron të udhëtoj, të njohë kultura të reja, të shohë vende që nuk i ka parë asnjëherë, të fitoj përvoja të reja.
  • Duhet të merrni masa që asgjë mos t’ua prishë udhëtimin tuaj , të konsultoheni me agjentët e udhëtimit që të keni informacione të sigurta.
  • Poashtu ju rekomandojë që rezervimet të bëhen nëpërmjet agjensioneve pasi siguria do jetë më e madhe varësish se çfarë mund të ndodh.

Përfundimi i një udhëtimi ju jep kënaqësinë që ju keni qenë në gjendje të bëni një synim për të udhëtuar dhe për të arritur atë që keni vendosur të bëni – ta shihni botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button