RMV, Filloi skriningu në kopshte, vendimi për hapjen e tyre do të sillet pas përfundimit të skriningut

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se sot edhe zyrtarisht ka filluar skriningu në kopshte. Megjithatë, siç shtoi, derisa nuk janë të sigurt se të punësuarit janë negativë, nuk do të merret vendim të njëjtat të hapen, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se dje janë bërë edhe përgatitjet përfundimtare, ndërsa prej sot tashmë janë rekrutuar të punësuarit në kopshte të cilët do të testohen.

“Fillon skriningu në kopshte, dje janë bërë edhe përgatitjet përfundimtare, sot janë rekrutuar në kopshte të punësuar të cikët do të testohen, edhe pse fillimisht është planifikuar kjo të jetë në Qendrat për Shëndet Publik me qëllim që të mbrohen duke marrë parasysh që se ata janë persona të shëndoshë të mos përzihen me ata të cilët janë potencialisht të infektuar apo me simptome, ndërsa vijnë në Qendrat për Shëndet Publik dhe ai proces do të vazhdojë edhe më tej, derisa nuk jemi të sigurt se janë plotësisht të shëndoshë gjegjësisht negativë, nuk do të marrim vendim që kopshtet të hapen”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, hapja e kopshteve paraqet rrezik, sepse mbetet fjalë për një grup të ndjeshëm, gjegjësisht për fëmijët e vegjël.

I pyetur sa kohë do të zgjasë skriningut, u përgjigj se sipas vlerësimit të tanishëm të kapaciteteve, skriningu do të zgjaste dhjetë ditë, megjithatë do të analizohet si do të zhvillohet skriningu ditëve në vijim, ndërsa do ta kenë edhe parasysh mundësinë ta sendërtojnë kapacitetin e testeve.Kopshtet, siç tha, duhet të hapen në të njëjtën kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button