Gerberih: Suksesi me vendimin për hapjen e negociatave nuk duhet të shkatërrohet me politizimin e të dhënave historike

Ambasadori gjerman Tomas Gerberih, duke komentuar, në intervistë për MIA-n, për vlerësimet e një pjese të opinionit në vend se kërkesat e paralajmëruara bullgare në pjesën e historisë dhe gjuhës janë hyrje në një veto të re për Shkupin në procesin e eurointegrimit, tha se momenti i hapjes së negociatave qasëse për anëtarësim, nuk duhet të shkatërrohet me politizimin e të dhënave histroike, transmeton Portalb.mk.

“Arritja e pajtueshmërisë së Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhej të ndodhte qëmoti. Kjo është në interes të BE-së si tërësi, por veçanërisht në interes të shteteve fqinje të BE-së në rajon. Do të ishte tani gabim që ky sukses të shkatërrohet me politizimin e të dhënave historike. Për çështjet historike duhet doemos të bisedohet, mund edhe të diskutohet në mënyrë kontroverse për to. Por, ato nuk u takojnë proceseve politike që i zgjidhin problemet e të tashmes dhe duhet doemos të orientohen me përgjegjësi drejt së ardhmes”, tha ai.

I pyetur për koment nëse procesi i zgjerimit mund të ngadalësojë për shkak të pandemisë së koronës, ambasadori Gerberih nënvizon se bëhet fjalë për sfidë globale me të cilën të gjithë ne aktualisht duhet të përballemi dhe kjo është momentalisht prioritet edhe për BE-në edhe për partnerët e saj, por Ballkani Perëndimor, siç shprehet, mbetet lartë në rendin e ditës e BE-së.

– Maqedonia e Veriut, si edhe të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor, ka ndërmarrë masa të shpejta dhe vendimtare dhe ia doli që të ulë normën e inflacionit dhe të mbajë vdekshmërinë në nivel të ulët. Njëjtë si edhe në Gjermani, politika dhe shoqëria tani fillojnë të mendojnë për strategji për rrugëdalje dhe për rikuperim. Kuptohet se ky momentalisht është prioritet edhe për gjithë BE-në dhe partnerët e saj. Por, Ballkani Perëndimor është krejtësisht lartë në rendin e ditës e BE-së, këto nuk janë fjalë të kota, por realitet. Në këtë vend do të doja që edhe një herë krejtësisht qartë të theksoj se vendet e Ballkanit Perëndimor për BE-në dhe Gjermaninë janë me prioritet më të lartë”, theksoi ambasadori Gerberih.

Harmonizimi i kornizës së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë në qershor, por shprehet ai, nuk është e parashikueshme se kur do të finalizohet e njëjta, meqë metodika e re e zgjerimit duhet të rrumbullakohet, ndërsa kriza e koronës i ngadalëson edhe zhvillimet në Bruksel.

Në pjesën e reformave rëndësi qendrore, shton ai, do të kenë ato në fushën e sundimit të së drejtës, sundim me përgjegjësi dhe demokraci. Gjatë presidencës së tyre do të përkushtohen edhe në temën të rinjtë, shpërngulja dhe situata demografike në vendet e Ballkanit Perëndimor për çka planifikojnë konferencë të rangut të lartë në Berlin në fund të tetorit, ndërsa do të vazhdojë me angazhimin për mbështetje edhe në bashkëpunimin rajonal për çka rol të rëndësishëm ka edhe Procesi i Berlinit.

Në Samitin e përbashkët që do ta organizojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut në vjeshtë, do të fokusohen në avancimin në raport me agjendën digjitale, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit rajonal ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button