E gjithë popullata e qytetit Wuhan prej ku buron COVID-19 do të testohet

Kanë filluar punimet për testimin e të gjithë popullsisë së qytetit Wuhan të provincës kineze Hubei, prej ku ka filluar të përhapet pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se ka filluar mbledhja e mostrave të testit nga qytetarët në një zonë banimi në rrethin Qiaokou të qytetit, ndërsa në një rreth tjetër po zhvillohen procedurat e regjistrimit.

Karantina në qytet ishte hequr pasi një kohë të gjatë nuk ishte konfirmuar asnjë rast, por javën e kaluar në një ditë u raportuar 6 raste të reja.

Parashikohet se testimet në qytetin me 11 milionë banorë të përfundojë për 10 ditë.

Ndërkohë, sipas Komisionit Kombëtar Kinez të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë konfirmuar 3 raste të reja, të cilat janë me burim nga vendi.

Në Kinë deri më tani humbën jetën 4.633 persona, ndërsa numri i të diagnostikuarve është 82.929.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button