RMV, DAP e dorëzoi njoftimin e dytë për kërkesat e miratuara për mbështetje financiare për kompanitë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) i dorëzoi edhe njoftimin e dytë  Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë për kërkesa të miratuara dhe pranuara për mbështetje financiare, njofton Portalb.mk.

Në këtë njoftim, siç informojnë nga DAP, janë përfshirë 4.962 firma të cilat i kanë përmbushur kushtet për mbështetje financiare për pagesën e pagës për prillin e vitit 2020, ndërsa shuma e miratuar e mbështetjes financiare arrin 377.921,509 denarë.

“Në pajtim me njoftimin e dytë, shuma e përgjithshme e mjeteve të miratuara financiare për pagesën e pagave për prillin e vitit 2020 arrin 885.868.773 denarë për gjithsej 10.103 ndërmarrje”, kumtoi DAP.

Nga Drejtoria potencojnë se po përpunohen edhe kërkesat tjera të miratuara për mbështetje financiare, për të cilat siç thonë, DAP do ta njoftojë Sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë pas përpunimit të tyre përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button