KSHZ me mendim të vetëm se zgjedhjet duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe se Lista zgjedhore duhet të përpunohet

Anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) ndërtuan mendim të vetëm lidhur me vazhdimin e procesit zgjedhor që sot duhet t’i  parashtrohet presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Sipas informatave nga KSHZ, anëtarët e Komisionit u takuan dje pas takimit me shefin e shtetit, dhe u dakorduan se të gjitha vendimet që duhet të sillen lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe vazhdim të procesit zgjedhor në kontekst të masave për koronavirusin duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe ligjet ekzistuese.

Komisioni, sipas informatave të MIA-s, konsideron se Lista zgjedhore duhet të përpunohet në pajtim me teknologjinë për përpunim të tij, që është përshkruar në Ligj dhe me afate saktë të caktuara.

Anëtarë të KSHZ-së, potencojnë se Qeveria duhet të sjellë akt juridik sipas të cilit Komisioni do të veprojë në të cilin do të përputhen edhe aktivitetet lidhur me Listën zgjedhore.

Tani për tani askush prej tyre nuk dëshiron zyrtarisht të flasë se si do të zhvillohej votimi. Pritet mendimi nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, që duhet të përpunojë protokolle, si edhe i Qeverisë, por fillimisht i vendimit të liderëve partiakë.

Ekzistonte dilema se çfarë mendimi do të ndërtojë KSHZ-ja, i cili ishte i obliguar në të nga liderët politikë në takimin tek presidenti Pendarovski të martën, duke i pasur parasysh mendimet e ndryshme me të cilat në mediume dolën kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski dhe anëtari i Komisionit Boris Kodnarko, si dhe ish-anëtarë të trupit më të lartë zgjedhor në vend.

Liderët e partive politike në takim u dakorduan përmes shefit të shtetit të sigurohet mendim për vazhdim të procesit zgjedhor që do të ndihmonte për caktimin e datës për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare. Në takim Qeveria u obligua të marrë mendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe nga misioni i OSBE/ODIHR-së kur do të mund të udhëtonin në vend dhe të organizohen për vëzhgim të zgjedhjeve.

Kryeministri Oliver Spasovski dje në Shtip, duke i pasur parasysh masat për përballje me koronavirusin, kumtoi se Qeveria po bën protokoll të hollësishëm se si do të zhvillohet fushata e partive politike në terren, por edhe si do të mbahen zgjedhjet në ditën e votimit.

“Kryesisht në të gjitha protokollet është distanca dhe mbajtja e pajisjes mbrojtëse dhe kjo është mjaft me rënësi nëse dëshirojmë ta mirëmbajmë gjendjen, të tillë siç e kemi, të kemi tendencë të uljes së të infektuarve dhe nga ai aspekt do të përgatitet protokoll i hollësishëm, si të sillen subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore dhe për vetë ditën e zgjedhjeve”, tha Spasovski.

Ai pret që partitë tashmë javën e ardhshme do ta konfirmojnë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përsëriti se prioritet është shëndeti i qytetarëve, por se gjithashtu është mirë që sa më shpejtë të kemi zgjedhje, në mënyrë që të kemi institucione funksionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button