Tërmet në Maqedoni, epiqendra në territorin e Shqipërisë

Një tërmet me intensitet prej 3.6 ballë sipas shkallës së Riterit mbrëmë rreth mesnatës ka goditur rajonin e Strugës, të Ohrit dhe Vevçan-it. 

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra larg Vevçanit, në territorin e Shqipërisë, derisa më shumë u ndje nga qytetarët e rajonit të Vevçanit, Strugës, Ohrit dhe rethinës.

Madje, thellësia e këtij tërmeti është evidentuar në thellësi prej 8 km. Tani për tani, nuk janë evidentuar dëme materiale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button