Filipçe prezantoi sot protokollin për zbatimin e fushatës zgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi sot se, Komisioni për Sëmundje Infektive ka përgatitur protokoll për zbatimin e fushatës zgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve. Protokolli është në katër pjesë dhe do t’i dorëzohet kryeministrit Oliver Spasovski dhe presidentit, Stevo Pendarovski, njofton Portalb.mk.

“Për fushatën zgjedhore propozohen rregulla për lëvizje, tubimet duhet të zhvillohen duke respektuar distancën fizike prej 1.5 deri në 2 metra, mbajtja e obligueshme e maskës dhe mbulimi i gojës dhe hundës gjatë fushatës në hapësira të mbyllura, ndërsa në hapësira të hapura, kur nuk mund të mbahet distancë fizike. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektim. Për tubime më të vogla të përdoren pajisje të zëshme që të shmanget koncentrimi i njerëzve në hapësirë të vogël”, tha Filipçe.

Gjatë fushatës derë më derë të mos shkohet brenda në amvisëritë, por vetëm para dere apo në oborr.

“Anëtarët e vendvotimeve duhet të mbajnë maskë i doreza, të qëndrojnë me dritare të hapura apo të ajrosin hapësirën çdo orë, të ketë mjet për dezinfektim, votuesit të presin në rend në distancë prej dy metra, gjatë hyrjes në vendin e votimit t’i dezinfektojnë duart dhe t’i largojnë maskat shkurt, vetëm për identifikim. Rekomandohet që koha e votimit të vazhdohet për 2 orë, që të shmanget rrëmuja”

Sipas ministrit të Shëndetësisë, tani jemi në fazë kur i shohim efektet e mira të masave restriktive dhe gjendemi në javët e fundit të kohëzgjatjes së zakonshme të viruseve të frymëmarrjes. Ai ka shtuar se, janë plotësuar të gjitha faktorët për një periudhë të qetë.

Megjithatë, ene nuk është caktuar se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend. Liderët partiak zhvilluan takim më 12 maj, të thirrur nga Pendarovski, por nuk arritën marrëveshjes rreth datës së zgjedhjeve.

Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski sqaroi se në takim e liderëve u vendos që para përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, të kërkohet mendim nga Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe nga Zyra e OSBE/ODIHR. Presidenca njoftoi se në fillim të javës së ardhshme do të ketë përsëri takim të liderëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button